Sot në Shkodër, në një simpozium të thellë reflektimi për “Kufirin e shpresës dhe të vdekjes1944–1991 – Shkodra përballë të kaluarës”, nderuam kujtimin e mijëra shqiptarëve që diktatura i zhduku, i vrau e i la pa varr.

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, kujtesa nuk është thjesht nderim për viktimat, por një thirrje për drejtësi dhe për të mos lejuar më kurrë errësirën të bjerë mbi lirinë. Vetëm duke u përballur me të kaluarën, mund të ndërtojmë një të ardhme më të drejtë për brezat që vijnë.