Nderohen me cmime KryeAuditet e Kroacisë dhe Malit të Zi. Në kuadrin e 90 Vjetorit te Kontrollit të Lartë të Shtetit Keshilli i Qarkut Shkodër, organizoj nje takim ceremonial për dorezimin e çmimeve të nderit per dy drejtuesit e lartë të auditimit në dy vende fqinje, për z. Ivan Klesic , Auditues i Përgjithshëm i zyrës shtëtrore të Auditimit të Kroacisë dhe z. Milan Dabroviç, President i Senatit, Institucioni shteteror i auditimit në Malin e Zi.
Nderohen me cmime KryeAuditet e Kroacisë dhe Malit të Zi. Në kuadrin e 90 Vjetorit te Kontrollit të Lartë të Shtetit Keshilli i Qarkut Shkodër, organizoj nje takim ceremonial për dorezimin e çmimeve të nderit per dy drejtuesit e lartë të auditimit në dy vende fqinje, për z. Ivan Klesic , Auditues i Përgjithshëm i zyrës shtëtrore të Auditimit të Kroacisë dhe z. Milan Dabroviç, President i Senatit, Institucioni shteteror i auditimit në Malin e Zi. Kontributi e këtyre dy persanliteteve të larta në fushën e auditimit në kuadër të bashkepunimit ndërkufitar të auditimit supreme, ka patur ndikim të rëndësishëm në rritjen e cilësinë e Kontrollit të Lartë të shtetit në Shqipëri dhe njëkohesisht kjo rritje cilësie është përcjellë dhe në Qarkun Shkoder. Nëpërmjet konsulencave te vazhdueshme është bërë e mundur dhenia e ndihmës për subjektet e sektorit publik për të qenë të përgjegjshëm ndaj publikut, për të vlerësuar zbatimin e ligjit, rregullave dhe kontrolleve të vendosura, për të siguruar dobinë, frytshmërinë dhe kursimin e fondeve publike. Konsulencat ne rritjen e cilesisë kontrolluese, ka dhene një ndihmesë të rendësishmë për titullaret e instutcioneve publike, në përmirësimi i punës drejtuese dhe organizative, për të bërë të mundur, minimizimin veprimeve e mashtrimit, shperdorimeve apo abuzimeve të fondeve publike. Në cilësinë e kryetarit te Këshillit te Qarkut Shkodër zoti Maxhid Cungu dhe Kryetari i Bashkise z. Lorenc Luka i dorezuan titujt e akorduar nga Këshilli I Qarkut Shkodër z. Ivan Klesic dhe z. Milan Dabroviç, porpozuar nga kontrolli i Lartë i Shtetit të shipërisë. Ne takim ishin te pranishem dhe Kryetari i KLSH zoti Bujar Leskaj dhe anetare te stafeve respektive Kroate dhe Malazeze që shoqëronin autoritetet në fjalë, ku për këtë rast u zhvillua dhe një koncert muzikor.