Na trishtoi pa masë lajmi për ndarjen nga jeta të “Mjeshtrit të Madh” mikut tonë, Kujtim Alija.
Simbol i dashurisë për muzikën dhe festivalet e fëmijëve, një prej figurave më të dashura të qytetit te Shkodrës, ku shërbeu me dashuri, përkushtim e devotshmëri gjatë gjithë jetës së tij.
Një shëmbull i intelektualit dhe qytetarit model. Ngushëllime të ndjera për nënën, bashkëshorten dhe vajzat e tij, për të gjithë të afërmit dhe miqtë e tij të kudondodhur.
I PAHARRUAR QOFTË KUJTIMI JUAJ PROFESOR!