Konferencë nismëtare me 27-29 shtator 2012, Suharekë , Kosovë.
Konferencë nismëtare me 27-29 shtator 2012, Suharekë , Kosovë.Në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal, Shqipëria e Veriut, financuar nga Bashkëpunimi Zviceran dhe ai Austriak, një delegacion me përfaqësues nga Programi, nga Këshilli i Qarkut Shkodër dhe ai Lezhë, morën pjesë në Konferencën nismëtare për themelimin e Rrjetit të Agjensive të Europës Juglindore SEENORDA AZHR Veri dhe AZHR Jug, financuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, si pjesë e Mbështetjes së BE-së për Zhvillimin Ekonomik Rajonal.Dy Agjensitë me institucionet e tyre simotra nga vendet tjera të Europës Juglindore dolën me një iniciativë për të krijuar një rrjet i cili do t’i mundësojë anëtarëve të saj të bashkëpunojnë me njeri tjetrin si dhe me rrjetet tjera lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin përfaqësues të institucioneve komunale, rajonale dhe qëndrore, komunitetit të donatoreve, mediat dhe të ftuar të tjerë të rëndësishëm nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Turqia. Një grup i përfaqësuesve të Agjensive për Zhvillim Rajonal dhe projekteve që merren me Zhvillimin Rajonal kanë kuptuar se ka një mungese të informacionit rreth punës së bërë dhe rezultateve të arritura nga AZHR–të në Europën jug lindore. Prandaj, lindi një iniciative për të krijuar një qendër e cila do t’i mundësojë anëtareve të saj të rrjetezohen me profesionistët tjerë për zhvillim ekonomik rajonal, të mësojnë për trende të reja dhe përparime në terren, të dëgjojnë për praktikat më të mira dhe zhvillojne aftesite e tyre profesionale. Anetaresimi kyc i SEENORDA – se duhet te perfshije AZHR–të dhe entitete tjera te ngjashme te cilat mirren me zhvillim rajonal. SEENORDA gjithashtu mund te behet nje qender e cila lidhë anetaret e saj ne rrjetet tjera lokale, kombetare dhe nderkombetare. Nje nga qellimet kryesore te SEENORDA–së eshte gjithashtu vetedijësimi dhe mirekuptimi per gjithë spektrin e çështjeve të zhvillimit rajonal. Per te bere kete, SEENORDA do t’i mundesoje anetareve te saj nje varg te informacioneve te vlefshme, mjete dhe burime ne baza te vazhdueshme. Çështjet që u diskutuan ishin: 1. Korniza ligjore te secilit vend lidhur me zhvillimin rajonal, institucionet pergjegjese dhe instrumentet per realizimin e ZHR 2. Modelit(eve) të AZHR–se(ve) të pranishme në keto vende. 3. Praktikat më të mira ne fushen e zhvillimt rajonal. 4. Roli dhe rendësisa e AZHR–së per zhvillimin e vendit. Ne kete konference mori pjese zj. Merita Kazazi, Drejtore e Drejtorise se Koordinimit dhe Zhvillimit, perfaqesuese e Keshillit te Qarkut Shkodër. Zj Kazazi ne bashkepunim me Kolegen zj. Linda Maci, Drejtore e Drejtorise se Integrimit dhe Zhvillimit, Keshilli i Qarku t Lezhe, paraqitën nje material për rolin e Këshillit të Qarkut në Zhvillimin Rajonal, funksionet e Keshillit te Qarkut ne Shqiperi, veprimtarine e deritanishme te institucionit te Qarkut dhe modelin e Agjensive ne Shkoder. Nga te pranishmit pati interes per menyren e organizimit dhe sipermarrjet e administrates
ne Shkoder dhe Lezhe.