Akordimi i pensionit të posaçëm nga qeveria shqiptare për prof. Zef Çobën, është padiskutim një lajm i bukur i këtij fundviti, për një personalitet të artit dhe kulturës që me punën e tij, i ka dhënë aq shumë Shkodrës dhe Shqipërisë.

I lumtur që si Këshill Qarku në 23 shtatorin e këtij viti, i dorëzuam këshillit të ministrave propozimin për dhënien e shtesës së pensionit, për maestro Çobën, që mbetet një nga emrat e spikatur të artit shqiptar. Mirënjohje për kontributin dhe punën që ndër vite prof. Zef Çoba ka bërë, dhe që me pasionin e tij nuk ndalet së dhuruari krijimtari të bukur e të pastër shqiptare, jo vetëm krah emrave të afirmuar të skenës, por edhe me brezin e ri, një nga pikat e forta të punës së tij.