Me artistë të mirënjohur të qarkut Shkodër, pata kënaqësinë të bashkëbisedoja dhe ndaja idetë e qëndrimet e tyre, rreth punës që po finalizojmë për botimin e albumit folklorik që përmbledh historikun e pjesmarrjes së grupeve tona artistike në Festivalin e Gjirokastrës ndër vite. Një botim që do t’i shërbejë brezave dhe do të jetë pasaporta më e mirë e prezantimit tonë, me vlerat dhe traditat që kemi trashëguar në folklor.
Si Këshill i Qarkut Shkodër, e kemi konsideruar nismën për botimin e këtij albumi, si një kontribut të vyer për të ardhmen, por edhe si një shenjë falenderimi për të gjithë arritjet e deritanishme që grupet e 5 bashkive të qarkut kanë patur në këtë festival.