“Panairi i Karrierës dhe i Punës” ishte mundësia që i dhamë institucioneve arsimore dhe shtetërore, si dhe biznesit të Qarkut Shkodër të krijojnë sinergjinë e duhur për tregun e punës, promovimin dhe rritjen në karrierë të të rinjve. Shkodra si një qark me mundësi të mëdha, i ka domosdoshmëri të tilla ura bashkëpunimi, si dhe hapësira që mund të krijojmë, me qëllimin kryesor, që të rinjtë dhe të rejat ta krijojnë të ardhmen në vendlindje.
Falenderues për bashkëpunimin, 5 bashkive të qarkut, Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësimit, si dhe çdo pjesmarrësi. Këshilli i Qarkut Shkodër do të jetë gjithmonë një mbështetës i pakursyer ndaj nismave që kanë në fokus të rinjtë, arsimin dhe tregun e punës, si shtyllat kryesore të ekonomisë!