Një “Mirënjohje” për z.Tefe Prela dhe z. Burhan Vajushi, dy personalitete në fushën e arsimit në Shkodër, por me një kontribut shumë më të gjërë, edhe në jetën publike të vendit. Kënaqësi që në emër të këshillit të qarkut Shkodër, t’ju dorëzoja këtë vlerësim, si shenjë mirënjohje për punën që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë. Krijuan modele që edhe sot janë pikë referimi për brezat e rinj, duke i shërbyer zhvillimit të metejshëm të arsimit dhe arbitrimit shqiptar.
Këshilli i qarkut Shkodër do të jetë një mbështetës i vazhdueshëm i të tilla modeleve që janë pasaporta më e mirë e promovimit të rajonit tonë!