Një tjetër dhuratë e bukur për popullin shqiptar nga Ati i Shenjtë, Papa Françeku i cili ka shpallur të lumë dy martirët e Kishës 🇦🇱, dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Palaj (Paliq). Mesha e shenjtë në Katedralen e Shkodrës, udhëhequr nga kardinali, eminenca e tij Marcello Semeraro, me praninë e kardinalit shqiptar Ernest Troshani dhe të gjithë klerit dhe besimtarëve nga trojet shqipfolëse e më gjërë, e bëri këtë ditë edhe më rrezatuese.

Ata dhanë jetën për fe dhe atdhe, e me lumturimin e tyre, kombi ynë i vogël ka sot 40 martirë, një dëshmi e fortë kjo për sakrificat dhe vuajtjet që kanë kaluar ndër shekuj shqiptarët. Por në fund, me shpalljen e tyre të lumë, ata dëshmojnë se gjithmonë ajo që triumfon mbi gjithçka është e mira, forca tek besimi. 6 vite më parë, po nga Shkodra u shpallën të lumë imzot Vinçens Prendushi me 37 shokë martirë!