E sotmja ishte një ditë e vështirë për qytetin e Shkodrës, ku një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu disa banesa dhe tregun e rrobave të përdorura. Fatmirësisht ngjarja e rëndë nuk pati viktima edhe pse dëmet janë të mëdha.
Dua të shpreh një falenderim për të gjitha strukturat që u angazhuan në këtë operacion të vështirë, që ende vijojne te jene ne terren: Shërbimin Zjarrfikës, Policinë, FNSH, Forcat e Armatosura, Bluzat e Bardha të Spitalit Rajonal Shkodër, Emergjencat Civile, punonjesit e bashkise Shkoder, ndermarrjen e ujesjellesit, banoret e zones dhe gjithe ato persona qe u bene pjese e kesaj situate, qe shqetesoj gjithe banoret e qytetit te Shkodres.
Uroj shërim të shpejtë për të asfiksuarit nga zjarri dhe që ngjarje të tilla të mos përseriten më.
Zjarrefikesit tane jane heronjt e heshtur te qytetit tone, shume respekt dhe mirenjohje per punen e tyre🙏