AdriGov projekt, kick-off: takim në Termoli dhe mbledhja e asamblesë se Eurorajonit Adriatik.

AdriGov projekt, kick-off: takim në Termoli dhe mbledhja e asamblesë se Eurorajonit Adriatik.Të zhvillojnë dhe zbatojnë një plan operacional te përbashkët për qeverisjen e Adriatikut në gjendje për të forcuar bashkëpunimin ndërkufitar dhe të promovohet një model institucional të përbashkët duke identifikuar dhe shpërndarjen e praktikave më të mira dhe duke inkurajuar iniciativa të përbashkëta në mes të partnerëve të ndryshme institucionale. Ky është një përshkrim i shkurtër i objektivave te përgjithshme te projektit AdriGov (Plani Adriatik për një Qeverisje Operative), një projekt i financuar nga Programi për bashkëpunim ndërkufitar “IPA Adriatik”. Pasditen e ditës se hënë, janar 14, në Sallën e Këshillit  të Baskisë Termoli, është zhvilluar kick-off; Takimi startues i projektit. Takimi është organizuar nga Rajoni Molise dhe Eurorajoni Adriatik. Në takimin e kick-off të Termoli, i cili çeli zyrtarisht start-up faza “AdriGov”, ne prezencën e partnerëve kryesorë të projektit, përfaqësues i Euro/rajonit Adriatik, nga të gjashtë vende te përfshira në Euro/Adriatik u diskutua mbi aktivitetet dhe përgjegjësitë qe do ndërmerren ne këtë kontekst. Ne vazhdim te punimeve u organizua një Tryezë e rrumbullakët mbi “Strategjitë e reja evropiane për  Adriatikun dhe Jonian si makro-rajon i vetëm”. Koordinuesi i këtij aktiviteti ishte Kryetari i Rajonit Molise dhe njëkohësisht dhe president i Eurorajonit Adriatik, Michele IORIO. Prezantimi i kësaj panorame u paraqit nga Francesco COCCO, Sekretari i i përgjithshëm i Eurorajonit, i cili  shpjegoj objektivat e projektit AdriGov. Folësit e tjerë, pra, përfaqësuesit e qeverive të Bashkimit Evropian dhe lokale që janë pjesë e Adriatikut, paraqiten sugjerimet e tyre ne lidhje me një kalendar te përbashkët te aktiviteteve te komisioneve. Punimet e dy ditëve në Termoli përfunduan, pas seancës se tretë te asamblesë se Përgjithshme te Eurorajonit Adriatik. Në agjendën e Presidentit IORIO, ishte konkretisht ndryshimi ii Statutit dhe i strukturës organizative të Shoqatës, dhe kthimi i saj ne makro-rajonin Adriatiko/Jonian duke respektuar programin e bashkëpunimit ndërkufitar “IPA Adriatik”, me projektet strategjike të saj. Ne këtë takim krahas rajoneve te tjerë anëtare te këtij organizmi këshilli i qarkut Shkodër u përfaqësua nga z. Andrea Jakova. Po ashtu edhe disa nga këshillat e qarqeve te vendit tone, anëtare te përhershëm ishin te pranishëm ne këto aktivitete.