Në mbledhjen e radhës të Këshillit të Qarkut Shkodër, diskutuam dhe u miratuam disa vendime me rëndësi për komunitetin.

Kaluam disa ndryshime në buxhetin e 2025-es dhe planin afatmesëm 2025-2027; Shtesë plani në buxhetin e Këshillit të Qarkut për vitin 2025 në kuadër të fondit social; Miratimin e raportit të vlerësimeve dhe parashikimeve afatmesme të të ardhurave dhe shpenzimeve për programin buxhetor 2026-2028; Miratimi i ndryshimeve në strukturën organizative dhe numrin e punonjësve të administratës për vitin 2025, etj.

Këshilli i Qarkut Shkodër mbetet i angazhuar për të vijuar punën në shërbim të qytetarëve dhe për zhvillimin e mëtejshëm të rajonit tonë.