Takimi 6te i Komitetit drejtues dhe grupit teknik te punes te Projektit “Youth Adrinet”.
Takimi 6te i Komitetit drejtues dhe grupit teknik te punes te Projektit “Youth Adrinet”.Ne datat 13-14 mars 2013 u zhvillua ne qytetin e Shkodres takimi i 6 i Komitetit Drejtues dhei grupit drejtues teknik te projektit “Youth Adrinet” i financuar nga BE ne kuader te programit IPA CBC Adriatic. Keshilli Qarkut Shkoder eshte nje nga partneret e ketij projekt. Pjesemarres ne kete takim ishin te gjithe perfaqesuesit e rrjetit te partnereve, te pranishem ne takim ishin perfaqesues te Provinces se Goricias, Itali qe eshte edhe Lead Aplikanti I projektit, Rajoni I Pulias (Itali), Bashkia e Riminit(Itali), Provinca e Campobassos(Itali), Bashkia e Pesaro-Urbinos Itali, Bashkia e Pulas (Kroaci), Bashkia e Novi Gradit (Sarajevo, Bosnje), Bashkia e Dubrovnikut (Kroaci), Provinca Autonome e Vojvodines, Serbi.Takimi i dites se pare u zhvillua ne ambjentet e Grand Hotel Europes. Fjalen e hapjes se takimit e mori Kryetari i Keshillit te Qarkut Shkoder Z. Maxhid Cungu i cili pasi falenderoi te pranishmit per pjesemarrjen ne kete takim theksoi kontributin e cmuar qe ky projekt do jape ne pasqyrimin e nevojave per aktivizimin, pjesemarrjen dhe aftesimin profesional te te rinjve ne territorin tone dhe ne te gjithe rrjetin e partnereve ne pellgun e Adriatikut. Z. Cungu gjithashtu beri nje panorame te procesit te perafrimit te strukturave te administrates shqiptare dhe asaj lokale kryesisht me legjislacionin europian duke rritur kapacitetet e saj institucionale ne menyre qe te lehtesojme aderimin e Shqiperise ne BE ne nje afat sa me te shkurter. Me pas takimi u fokusua ne rezulatatet e aktiviteve te realizuara deri me tani, kjo analize u pezantua nga Simone Peri ,Menaxhere projektit ne Provincen e Goricias dhe e gjithe rrjetit, gjithashtu me pas u prezantua edhe situata financiare e projektit si dhe planet per realizimin e aktivietit nr. 2 i cili parashikon edhe iniciativen e quajtur “Adribus”, ku nje grup te rinjsh nga gjithe vendet partnere do fillojne nje udhetim qe do pershkoje gjithe vendet ku projekti ka impaktin e tij. Takimi u pasua gjithashtu edhe nga diskutime te hapura te cilat kontribuan ne permiresimin e metejshem te ecurise se projektit.
Dita e dyte e takimit u zhvillua ne sallen e mbledhjeve te Keshillit Bashkiak Shkoder. Pas fjales dhe rezymese per diten e pare te takimit nga Z. Andi Maliqi Menaxher i Projektit, axhenda e kesaj dite u fokusua ne prezantimin e Aktivitetit nr. 5 te projektit, u prezantua ecuria e secilit partner ne zhvillimin e forumeve te te rinjve tashme te krijuara. Ekspertja e Komunikimit per Qarkun e Shkodres Zj. Tereza Cuni pasi prezantoi punen e bere per formimin e Forumit ftoi ne panel nje grup te rinjsh nga Forumi i Shkodres te prezantuan vete konceptin e forumit dhe aktivitetet e realizuara deri me tani ne territorin e Shkodres.
Me pas takimi vazhdoi me diskutime dhe u percaktua gjithashtu axhenda e takimeve te tjera te nivelit teknik, politk dhe te te rinjve ne kuader te partneritetit.
Grupi i oraganizmit te takimit nga Qarku i Shkodres ishin : Kastriot Kruja(Pergjegjes I Projektit) perfaqesues I stafit te Qarkut Shkoder, Andi Maliqi(Projekt Menaxher), Tereza Cuni(Eksperte e Komunikimit), Bekim Mema(Ekspert i politikave rinore te projektit)