Në kuadër të Projektit RURACT “Rivlerësimin e zonave rurale në Evropë përmes aktiviteteve të agrokulturës sociale” përkatësisht Programit “Europe for Citizens”
Në kuadër të Projektit RURACT “Rivlerësimin e zonave rurale në Evropë përmes aktiviteteve të agrokulturës sociale” përkatësisht Programit “Europe for Citizens” financuar nga Bashkimi Europian, Veprimi 1 ” Qytetarët aktiv për Europën ” – Masa 1.2 ” Rrjetet e binjakëzuara të qyteteve”, me datat 10 – 12 Mars u organizua në Campobasso aktiviteti me teme “Agrokultura sociale në Europe, rruga drejt zhvillimit rural.” Ky aktivitet u organizua nga Këshilli Rajonal Molise, partneri lidër i projektit. Projekti RURACT synon promovimin e një rrjeti europian të përbashkët bashkëpunimi me qëllim nxitjen dhe zhvillimin e zonave rurale. Solidariteti, qëndrueshmëria, përfshirja sociale dhe diversifikimi i të ardhurave të biznesit janë udhëzime me të cilat bujqësia social është duke filluar një model të ri zhvillimi rural. Të pranishëm në këtë takim ishin Z. Vincent Niro, President i Këshillit Rajonal të Molise, Z. Paolo Di L’aura Frattura, President i Rajonit Molise si dhe përfaqësues të shteteve palë në këtë projekt. Një koncept i ri i zhvillimit ekonomik dhe territorial e tille si ajo e agrokultures sociale hap rrugen e bashkepunimit në frymën e integrimit dhe zhvillimit. Në këtë aktivitet mori pjesë Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Z. Maxhid Cungu, duke qënë se Këshilli i Qarkut Shkodër është partneri për palën Shqiptare. Në fjalën e tij Z. Cungu u ndal në potencialet që qarku i Shkodrës ofron për rritje dhe zhvillimin e mëtejshëm ekonomik. Ndër vite Këshilli i Qarkut Shkodër ka bërë përpjekje të mëdha në hartimin e dokumetave strategjike. Një numër dokumentash strategjike janë tashmë të gatshme në rajon. Në këtë kontekst projekti RURACT është në përputhje me objektivat e Konceptit të Zhvillimit Rajonal dhe Planin Strategjik për Turizmin e Qëndrueshëm.
Sfida kryesore është shndërrimi i qarkut në një rajon lidër në bashkëpunimin Ndërajonal, me një numër partnerësh vendore, evropianë dhe nga vende të tjera.