Fest Folk në Fushë Arrëz, një mbrëmje ku kënga, vallja dhe trashëgimia jonë morën jetë!
Me mikpritjen e ngrohtë të banorëve dhe energjinë e artistëve, Fushë Arrëzi u kthye në një skenë të hapur për kulturën tonë popullore.
Faleminderit Bashkisë Fushë Arrëz, të gjithë artistëve dhe qytetarëve që e mbushën këtë natë me gëzim, krenari dhe tinguj të paharrueshëm. Fest Folk vijon rrugëtimin në Bashkitë e Qarkut tonë për të përcjellë vlera dhe traditë!
