Me stafin e Qarkut Shkodër, patëm kënaqësinë të vizitojmë shtëpinë e Misionarëve Vinçencian në Grudë të Re dhe në Vinotekë. Së bashku me Motrat Vinçenciane (Bijat e Dashurisë së Krishterë), ata janë të përkushtuar në mënyrë shembullore ndaj shërbimit për më të dobëtit e shoqërisë, të varfërit, të sëmurët, jetimët, të burgosurit dhe çdo person në nevojë.
Qëllimi i tyre fisnik është rikthimi i dinjitetit njerëzor dhe ndihma për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, të mbështetur mbi vlera dhe integrim social. Në shtëpinë e tyre, Misionarët kanë strehuar me përkushtim ish-të burgosur, persona të braktisur apo të përjashtuar nga shoqëria, duke u ofruar atyre një dritë shprese dhe një vend ku ndihen të mirëpritur.
Qarku Shkodër mbështet me vendosmëri nisma të tilla që kontribuojnë në përmirësimin e jetës komunitare dhe ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më njerëzore dhe më përfshirëse.






