Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër, Znj.Greta Bardeli (Gjoni), mori pjesë në takimin e 18-të të Grupit Punës së Komitetit të Rajoneve të Ballkanit Perëndimor, i cili po zhvillohet në Komitetin Europian të Rajoneve (CoR), Bruksel, më datat 1 dhe 2 Qershor 2016.
Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër, Znj.Greta Bardeli (Gjoni), mori pjesë në takimin e 18-të të Grupit Punës së Komitetit të Rajoneve të Ballkanit Perëndimor, i cili po zhvillohet në Komitetin Europian të Rajoneve (CoR), Bruksel, më datat 1 dhe 2 Qershor 2016. Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër u ftua për të folur në sesionin e parë të takimit të Grupit të Punës, i dedikuar zhvillimeve më të fundit në qeverisjen lokale dhe rajonale në Shqipëri, me një fokus në përfshirjen e autoriteteve sub-nacionale në procesin e integrimit evropian dhe ne zhvillimin e kapaciteteve të tyre administrative. Në fjalën e saj, znj.BARDELI (GJONI) “Falenderoi Komitetin e Rajoneve që ka mundësuar dhe po mundëson hyrjen në proçesin e vendim-marrjes të BE-së EDHE të autoriteteve rajonale, kjo pa qenë e nevojshme ndërmjetësimi i institucioneve qendrore të cilat tradicionalisht kanë pasur MONOPOLIN në çështjet e BE-së. Është e vështirë që të flaket MONOPOLI por jo e pamundur! Autoritetet ndër-vendore, ose mund të them autoritetet rajonale, kanë thënë dhe po thonë fjalën e tyre kundër “MONOPOLIT” të institucioneve qendrore shtetërore në proçesin e Integrimit Evropian. Garanti dhe çelësi për suksesin e Integrimit Evropian është: Përqasja e qeverisjes shumë-nivelëshe, fuqizimi i qeverisjes rajonale, Përfshirja e niveleve të ndryshme qeverisëse të një shteti në proçeset integruese dhe Inkorporimi i zërit rajonal në të gjitha proçeset vendim-marrëse të një shteti. Inkorporimi i zërit rajonal në proçeset vendim-marrëse në Shqipëri kohët e fundit ka pasur sfidat e tij, Qarqet, Këshillat e Qarqeve dhe autonomia e tyre është vënë në provë gjatë muajve të fundit. Sipas Kushtetutës së RSH, qarku ndërton e zbaton politikat rajonale dhe i harmonizon me ato shtetërore. Termi ‘politikë’ që përmendet në kushtetutë në lidhje me qarqet, dihet, nënkupton linjë veprimi e ku sipas ligjit për buxhetin tashmë pritet që Vetëm 10 zyrtarë të ndërtojnë dhe hartojnë politikat apo linjat e veprimit rajonal. Pavarësisht kësaj, Përkushtimi në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe bashkëpunimi i qarqeve në adresimin e sfidave të së ardhmes në kuadër të misionit tonë për zhvillimin e rajonit, për zhvillimin e vendit, në mbështetje të integrimit Evropian nuk ka munguar dhe nuk do mungojë.” Znj.BARDELI (GJONI) më tej theksoi se “Në nivelin rajonal, me ndikim dhe në proçesin e Integrimit Evropian, duke parë në perspektivë për zhvillimin rajonal duhet të synojmë drejt: Fuqizimit të Institucioneve Rajonale me funksione, kompetenca rajonale duke i dhënë qarqeve shërbimeve me impakte rajonale; Një përqasjeje shumë-nivelëshe, duke përfshirë qeverisjen qendrore, rajonale dhe lokale si dhe aktorë të tjerë, Nga Ku Qeverisja Qendrore ka një rol gjithnjë e më pak dominant dhe kontrollues. Duke ditur se proçesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian kërkon një punë të përbashkët nga të gjitha institucionet qeveritare duhet të mbajmë parasysh se: Zhvillimi rajonal duhet të shikohet si një objektiv i përgjithshëm dhe implementimi i tij duhet të fokusohet drejt një përqasje shumë-nivelëshe, duke ditur se rivaliteti, mungesa e bashkëpunimit dhe mungesa e gjithëpërfshirjes do të ketë ndikim negativ si në zhvillimin rajonal, ashtu dhe në proçesin e Integrimit Evropian.”