Kur përkushtimi bëhet mision, lind një shpresë që mbështet jetë të tëra.
Vizita në projektin Shpresa, i drejtuar nga Luigj Mila, ishte një dëshmi e prekshme e kësaj shprese. Një qendër ku 65 persona marrin çdo ditë përkujdesje, mbështetje dhe dinjitet përmes punës së heshtur, por të jashtëzakonshme.

Ky nuk është thjesht një shërbim social, por një model njerëzor për t’u ndjekur. Si institucion i Qarkut Shkodër, jemi të vendosur të jemi pranë këtyre nismave që e bëjnë realitet fjalën shpresë.