Së bashku me stafin tim, patëm kënaqësinë të vizitonim dy nga qendrat e Komunitetit “Papa Giovanni XXIII” në Shkodër, një organizatë që prej vitesh ofron mbështetje të pakushtëzuar për shtresat më të pambrojtura të shoqërisë sonë.
Puna që bëhet çdo ditë në këto qendra është e jashtëzakonshme, një shembull i përkushtimit njerëzor.
Shërbimet që ofrohen përfshijnë strehim në ambiente rezidenciale, terapi individuale dhe në grup, gjithmonë me qëllimin për të rikthyer dinjitetin dhe shpresën tek ata që e kanë humbur.