Pata kënaqësinë të nderoj me Çertifikatë Falënderimi z. Fatmir Tepelia, për kontributin e tij të çmuar dhe shumëvjeçar si nëpunësi më i vjetër i shërbimit civil në institucionin e Këshillit të Qarkut Shkodër me rastin e daljes ne pension.
Ky vlerësim është një shenjë mirënjohjeje për dekada pune të ndershme, profesionalizëm të lartë dhe korrektësi në kryerjen e detyrës, si dhe për virtytet njerëzore që e kanë shoqëruar ndër vite. Faleminderit z. Tepelia për shembullin që jepni çdo ditë dhe për vlerat që përcillni te kolegët dhe brezat e rinj të administratës publike!






