Pas gati një dekade në errësirë, aksi rrugor “Mbikalimi i Stom Golemit – Mes” po rikthehet me ndriçim! Ky segment prej 4.2 km, një nga më të rrezikshmit në zonë, po ndriçohet fale investimit që kemi nisur si Këshill i Qarkut në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, duke përmirësuar sigurinë dhe cilësinë e jetesës për komunitetin.
Si Këshill i Qarkut, do të jemi gjithmonë në mbështetje të projekteve që i shërbejnë komunitetit, që përmirësojnë infrastrukturën dhe i japin zgjidhje shqetësimeve të qytetarëve. Ky është një tjetër hap konkret drejt një zhvillimi më të qëndrueshëm dhe më të sigurt për të gjithë banorët e zonës.
