Me marrjen e detyrës së kreut të Qarkut Shkodër, e kam deklaruar se prioritet kryesor i punës do të jenë shërbimet ndaj qytetarëve, investimet e orientuara sipas nevojave dhe një institucion i hapur. Përtej mundësive të limituara, po ndjekim këtë rrugë ditë pas dite dhe jam i kënaqur që investimi i rrugës “Trush i poshtëm” në Fshat të ri të Bashkisë Vau Dejës është një prej këtyre shëmbujve.
Me kryebashkiakun Kristian Shkreli inspektuam nga afër ecurinë e punimeve në një rrugë që do ti shërbejë jo vetëm 5 fshatrave, por edhe qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt pikës turistike të Velipojës.
Asfaltimi i 2.2 km rrugë, sistemimi kanaleve anësore dhe sinjalistika, që vijnë si bashkëfinancim 60% nga qarku dhe 40% nga bashkia, krijon lehtësi në qarkullim dhe standartin e duhur për këtë zonë, duke i shërbyer komunikimit të përditshëm, zhvillimit të bujqësisë dhe turizmit.