Në këtë 1 tetor zgjodhëm që gjyshet dhe gjyshërit e shtëpisë së të moshuarve Shkodër, të kishin një ditë krejt ndryshe. Ky jo vetëm si një mesazh përkujdesje që duhet të jetë prezent në çdo ditë të vitit për ta, por edhe si një shprehje falenderimi për të gjithë kontributin që kanë dhënë në shoqëri.
Brigjeve të liqenit, shijuam pamjen fantastike dhe patëm mundësi të shkëmbenim biseda me njëri-tjetrin, ndërsa festën e vijuam në Shirokën turistike, e cila me prezencën e tyre, mori një pamje edhe me fisnike.
Mirënjohje të gjitha institucioneve për punën që bëjnë, duke filluar nga Bashkia, Shërbimi Social, Drejtoria e Azilit, por edhe të gjithë qytetarët dhe institucionet jo qeveritare, që ju gjenden pranë gjyshërve tanë.
Këshilli i Qarkut Shkodër do të jetë gjithmonë një mbështetës i fortë i nismave që kanë në vemendje moshën e tretë, të cilët duhen asistuar në cdo moment, për t’jua bërë sa më të lehta sfidat që dikton mosha.