Pata kënaqësinë të pres dy intelektual me përvojë të gjatë në fushat e tyre: Inxhinier Munir Kotrri dhe studiuesin Gëzim Kuçi. Ata kanë bashkëpunuar në fushën e matematik-fizikës dhe së fundmi kanë realizuar një botim mbi një temë intriguese që lidhet me sekretet e matematikës, ku propozojnë një hipotezë të re me potencial për të sjellë risi edhe në ketë fushë.
Ky studim kërkon oponencë shkencore dhe trajtim institucional për të vërtetuar teoritë e parashtruara. Në takim diskutuan për sfidat dhe nevojën për mbështetje në mënyrë që të hapet rruga drejt një procesi të rregullt verifikimi dhe mbrojtjeje shkencore të kësaj hipoteze.
Edhe pse institucioni ynë nuk është autoriteti kompetent për çështje të tilla, ndamë disa mendime dhe sygjerime për mënyrat se si mund të kërkohet një rrugë institucionale që ky grup të ketë mundësinë ta paraqesë dhe ta provojë teorinë e tyre në instancat përkatëse shkencore.
Iniciativa të tilla janë të rralla dhe meritojnë të dëgjohen.
