Takim pune për regjistrimin e Njësive Ekonomike në Qark.

Takim pune për regjistrimin e Njësive Ekonomike në Qark.Mbledhja e katërt e Komisionit të Rregjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Bujqësore në Qark u hap nga Z. Maxhid CUNGU, Kryetar i Këshillit të Qarkut Shkodër, i cili fillimisht i uroi mirëseardhjen zyrtarëve pjesëmarrës në takim dhe paraqiti për miratim Proçes-verbalin e Mbledhjes së Tretë të Komisionit të Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Bujqësore në Qark. Sipas rendit të ditës, Kryetari Z. Maxhid Cungu, paraqiti per  shqyrtim në bllok listat e anketuesve të zgjedhur/miratuar nga Komisionet në bashkitë dhe komunat e Qarkut Shkodër.
Në mbledhje u parashturuan edhe një sërë problemesh të nevojshme për tu zgjidhur si: sigurimi i ambienteve për anketuesit, largimi i një kontrollori nga trajnimi dhe mosparaqitja e tij në ditët në vazhdim, mungesa e një anketuesi për Komunën Shosh, probleme të cilave iu dha zgjidhje po në këtë mbledhje. Në lidhje me ambjentet u vendos që të instalohen  pranë Fakulteit të mjekësisë ndersa në lidhje me largimin e kontrollorit të komunës Velipojë u vendos që të kërkohet caktimi i një kontrollori tjetër dhe trajnimi i tij nga zyrtarët e INSTAT Shkodër, kurse në lidhje me problemin e mungesës së anketuesve në Komunën Shalë u la që ti drejtohet një kërkesë INSTAT Shkodër, ku ti kërkohet rritja e numrit të anketuesve për këtë Komunë. Pasi u caktuan detyrat për ditët në vazhdim për Komisionin dhe Sekretariatin e Rregjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Bujqësore në Qark, mbledhja e rradhës u mbyll. Duhet theksuar se deri më tani proçesi ka vazhduar në përputhje të plotë me afatet e caktuara nga ligji, aktet nënligjore.