1. Hyrje
Në vitin 2007, qeveria shqiptare prezantoi një draft për politikën e ardhshme rajonale.Në përgjithësi tregohej nevoja për të krijuar një strukture rajonale të përputhshme me BE-në dhe një sistem planifikimi në akordancë me rregullat e fondit struktural.

Si zakonisht në vendet me popullsi të vogël koncepti i politikës[2]rajonale të Shqipërisë ndjek një përqasje nga lart poshtë. Një ligj kombëtar për zhvillimin rajonal do të përcaktojë principet dhe konceptet bazë, strukturën rajonale dhe menaxhuese, burimet financiare, dhe metodologjinë për monitorim dhe vlerësim. Do të prezantojë mekanizma të reja për bashkëpunim mes autoriteteve rajonale dhe qendrore si p.sh. marrëveshjen e partnershipit me qarkun. Gjithashtu është planifikuar prezantimi i modeleve për të kategorizuar qarqet dhe komunat sipas disavantazheve që ato kanë. Politikat si të plota do të supervizohen nga këshilli kombëtar i partnershipit për zhvillimin rajonal, i përbërë nga përfaqësues të ministrive përkatëse, këshillit të qarqeve, partneret social dha organizata të shoqërisë civile. Detyra kryesore e tij është të këshillojë qeverisjen qendrore. Vendimet do të jenë kompetencë e qeverisjes qendrore. Me të, është në këtë kuadër trupi me i rëndësishëm.

Në ketë kuptim qarqet duhet të përmbushin detyrat e mëposhtme:

– Këshillat e qarqeve duhet të vendosin një këshill partneriteti të qarqeve në përputhje me principet e partneritetit të rregullores së BE. Ky është një trup këshillues dhe koordinues që garanton konsensus mes palëve të interesuara.

– Këshilli i qarkut duhet gjithashtu të ndërtojë një agjenci të zhvillimit të qarkut. Kjo mund jete departamenti ekzistues i zhvillimit të qarkut ose agjencia lokale.

– Këshilli i qarkut aprovonstrategjinëdhe konkludon marrëveshjen e zhvillimit të qarkut.

Mund të rezultojë që këshilli i qarkut është trupi vendimmarrës qendror në nivel rajonal për strategjitë e zhvillimit dhe zbatimin e tyre.
2. Agjencia e zhvillimit te qarkut (AZHQ)
2.1. Detyra te AZHQ-së

Drafti[3]përshkruan që AZHQ:

– Duhet të përgatisë strategjinë e zhvillimit, duhet të prodhojë dokumentet e nevojshme për programe mbështetëse të EU, dhe programe të përbashkëta(p.sh. për bashkëpunimin ndërkufitar).

– Duhet të identifikojë nevojat e zhvillimit dhe kërkesat e investimeve për zonat e pazhvilluara brenda qarkut. Gjithashtu është përgjegjës për zbatimin e masave për mbështetjen e zonës.

– Duhet të zhvillojë projekte për donatorë kombëtar dhe ndërkombëtar.

– Shërben si sekretariat për këshillin e partnershipit të qarkut.

– Është përgjegjës për zbatimin e marrëveshjes së zhvillimit të qarkut dhe strategjinë e zhvillimit të qarkut.

AZHQ mundet kështu të shihet si zyra qendrore operative për planifikimin e zhvillimit rajonal që nuk ka vetëm detyra teknike. Ajo do të shërbejë për të identifikuar nevojat për zhvillim dhe për të përgatitur mjetet e strategjisë së zhvillimit në mënyrë që AZHQ të influencojë fuqishëm vendimet politike.

Drafti ofron tre mundësi për të krijuar një AZHQ:

1.Një AZHQsinjë strukture e re.

2.Një nën agjenci e MADA-s

3.Departamenti ekzistues i programim-zhvillimit në qark.
2.2. Struktura e propozuar krahasuar me praktikat e BE

Drafti përqendron detyrat e AZHQ të cilat janë normalisht të ndara mes institucioneve të ndryshme:

1.Nevojat e zhvilluara normalisht dhe pikat e dobëta të zhvillimit rajonal janë identifikuar në analizën [3] Ex post dhe SWOT. Kjo punë mund të behet me anë të instituteve kërkimore të pavarura, universiteteve, ose nga administrata. Nëse bëhet jashtë administratës institucioni duhet të fitojë një tender. Avantazhi këtu është shmangia e konflikteve të interesit: një analize e prodhuar nga AZHQ ose administrata mund të jetë rezultat i interesave politike apo taktike (AZHQ duhet të zbatojë masat!)

2.Përcaktimi i prioriteteve të investimeve dhe masave është një detyrë politike. Vetëm këshilli dhe anëtarët e tij të zgjedhur mund të vendosin për cilat prioritete paratë publike mund të përdoren. Përgatitja për këtë vendim është detyrë e administratës publike.

3.Vlerësimi i programeve është gjithashtu një detyrë për institucione të pavarura. Një AZHQ nuk mund të monitorojë punë që vetë ajo bën.

4.Kështu një AZHQ përdoret normalisht në BE si një agjenci zbatuese. Në mënyrë të veçantë për zhvillimin ekonomik, marketing lokal, dhe trajnim profesional.

Për këtë struktura institucionale e propozuar tashmë nuk përputhet me rregullat e fondeve strukturale. Shqipëria mund ta bëjë ketë para se të bëhet një anëtar zyrtar i BE-së. Por kjo mund të nënkuptojë se sistemi duhet të ndryshohet përsëri. Më e rëndësishme është që këto struktura të jenë gjithashtu të përputhshme me programet ndërkufitare. Për shembull ekziston gjithashtu rreziku që komuniteti donator ndërkombëtar do të ishte shumë i kujdesshëm në financimin e programeve që propozohen, zbatohen dhe monitorohen nga një AZHQ.

Krijimi i AZHQjashtë administratës publike do të thotë gjithashtu se duhet të paguhen15 deri në 20 njerëz plus. Kështu që mund të jetë një zgjidhje shumë e kushtueshme.

Një analizë e programeve të vendeve të anëtarësuara rishtas tregon gjithashtu që pjesa më e madhe e parave nga fondet strukturore shpenzohet për projekte infrastrukturore. Problem këtu është kapaciteti planifikues. Kapacitete të tilla mund të gjenden në administrate publike por jo në AZHQ. Një AZHQ është e vlefshme për promovimin e inkubatorëve, zhvillimin e zonave të reja industriale apo ofrimin e kurseve për formimin profesional. Por nuk mund të zëvendësojë njësitë planifikuese të qarkut në zhvillimin e plani të zhvillimit të integruar rajonal.
3. Përmbledhje

Shqipëria duhet të modifikojë draftin aktual. Detyra e një politike rajonale të ardhshme nuk duhet të koncentrohet në AZHQ. Është e nevojshme të ketë ndarje pune:

1.Institute të pavarura kërkimore të qarqeve dhe komunitetet duhet të analizojnë problemet dhe shanset e rajoneve.

2.Departamentet planifikuese të qarqeve duhet të propozojnë një plan zhvillimi rajonal, që duhet të aprovohet nga këshilli i qarkut.

3.Plani duhet të zbatohet nga departamentet e qarkut dhe në disa raste nga AZHQ.

4.Masat duhet të monitorohen periodikisht nga institucione të pavarura. Ndryshimet duhet përsëri të aprovohen nga këshilli i qarkut.

5.Këshilli ekspert i qarkut, do të angazhohet në gjithë këto hapa.

[1] Ministry of Economics, Trade and Energy, Regional Development Cross-Cutting Strategy. A Discussion Document. October 2006. Version 3 (Draft).

[2] In Germany the concepts are created by the states, not by the central government. Also in Spain and in Italy the regions of the NUTS 1 level are relatively autonomous to make the concepts for regional policy. Therefore this is more or less a bottom up concept.

[3] P. 80.

[4] That means an analysis of the Strength, Weakness, Opportunities, and Threats a region is confronted with. Normally this is a summary of the results of the Ex post analysis.