Strategjia Kombëtare e Mjedisit përcakton politikat për të gjithë sektorët e zhvillimit duke përfshirë menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve mjedisore të përdorura për zhvillim si dhe për mbrojtjen e larmisë biologjike. Realizimi i kësaj strategjie kërkon ngritjen e ndërgjegjes mjedisore në nivel rajonal dhe vendor. Masat e marra në këtë drejtim janë në një linjë me legjislacionin e BE për planet e zhvillimit.
Shqipëria ka legjislacionin e saj të ri mjedisor, të krijuar kryesisht gjatë dekadës së fundit. Ai bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe përfshin lloje të ndryshme të akteve normative, si ligje të përgjithshme e të veçanta për mjedisin, vendime të Këshillit të Ministrave, urdhra dhe udhëzime të Ministrive, rregullore specifike, norma dhe standarde etj. Ky legjislacion është përgjithësisht i përqasur me standardet e B.E-se,sepse mbështetet në të njëjtat parime që është mbështetur legjislacioni mjedisor evropian.
Megjithatë, legjislacioni mjedisor vazhdon të jetë një proces intensiv plotësimesh dhe përmirësimesh, për t’iu përgjigjur me efektivitet nevojave për politika bashkëkohore të mbrojtjes mjedisore, zhvillimit të qëndrueshëm dhe procesit të drejtintegrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ligji për mjedisin ka për qëllim të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet njeriut dhe mjedisit, mbrojtjen e mjedisit dhe të përbërësve të mjedisit dhe proceseve mjedisore, sigurimin e kushteve materiale për zhvillim të qëndrueshëm, duke plotësuar kuadrin e nevojshëm për zbatimin e kërkesave kushtetuese, për një mjedis ekologjikisht të pastër.
Në bazë të ligjit për mjedisin, kryetarët e bashkive dhe të komunave, në çdo fund viti raportojnë në Këshillin e Qarkut për zbatimin e planit vendor për mjedisin.
Për më shume klikoni:
- Konventa Aarhusit