Në këtë rubrikë do të njiheni me të dhëna të përgjithshme mjedisore për qarkun e Shkodrës.

Statistika (Për plotësim)

Zonat e Mbrojtura

Zona të mbrojtura, sipas ligjit nr.8609, datë 04.02.2008, janë territore tokësore, ujore, detare, e bregdetare të caktuara për mbrojtjen ediversitetit biologjik, të pasurive natyrore dhe kulturore, bashkëshoqëruese, të cilat menaxhohen me rrugë ligjore dhe me metoda shkencore bashkëkohore.

Zonat e mbrojtura në qarkun Shkodër:

Për më shumë kliko:

Rezervat natyror i menaxhuar

Zona:

Liqeni i Shkodrës me zonat përreth, V.K.M., nr 684, datë 02.11.2005

-Peisazh ujor/tokësor i mbrojtur

Zonat:

Zona e lumit Buna
Ishulli i Franc Jozefit
Rezervati Velipojeë, plazhi i Baks – Rrjollit
Këneta e Domnit

Me zonat përreth, V.K.M. nr.682,datë 2.11.2005.

-Zonë natyrore veçanërisht e mbrojtur, përfshirë në listën e konventës “Ramsar”

Zonat:

Liqeni i Shkodrës
Zona e lumit Buna
Rezervati Velipojeë,
Plazhi i Baks – Rrjollit
Këneta e Domnit

Me zonat përreth, V.K.M. nr. 683, datë 2.11.2005

-Park Kombëtar

Zona:

Thethi është shpallur “Park Kombëtar” në vitin 1967 sipërfaqja e këtij parku është 2630 ha .

-Peizazh i Mbrojtur

Zona

Razma në rrethin e Malësisë së Madhe me një sipërfaqe prej 1500 ha.

-Zonë e mbrojtur e kategorisë se IV.

Zona:

Bjeshkët e Tërbunit në rrethin e Pukës