“Struktura organizative dhe organigrama analitike e Këshillit të Qarkut Shkodër për vitin 2012.”
Këshilli i Qarkut Shkodër në mbledhjen e tij të datës 05.03.2012, pasi shqyrtoi materialin e paraqitur nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër “Struktura organizative dhe organigrama analitike e Këshillit të Qarkut Shkodër për vitin 2012”, mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Neni 113 pika 2, në Ligjin nr. 8652 dt. 31.07.2000 “Mbi organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, neni 54, neni 55, Ligjit Nr 8549 datë 11.11.1999” Statusi i nëpunësit civil“, Ligjit nr 9936 datë 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit buxhetor ne Republikën e Shqipërisë“, VKM nr. 1619 date 02.07.2008, ”Për klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të Qeverisjes Vendore për efekt page dhe caktimin e kufijve të pagave të punonjësve të organeve të qeverisjes vendore”, i ndryshuar, pas diskutimit nga anëtaret :
V E N D O S I :
- Të miratohen pagat dhe Strukturën organizative dhe organigrama analitike të Administratës së Këshillit të Qarkut Shkodër për vitin 2012 me gjithësej 41 (dyzete një) punonjës.
- Burimi financiar sipas detajimit të buxhetit të vitit 2012 , do të jetë transferta e pakushtëzuar e vitit 2012 dhe granti i trashëguar nga viti 2011.
- Masa e shpërblimit mujor të anëtarëve të Këshillit të Qarkut Shkodër për vitin 2012, do të jetë deri në 10% të pagës së Kryetarit të K.Q.Shkodër, në vlerë absolute 13 000 lekë në muaj.
- Struktura e pagave për Administratën e Këshillit të Qarkut Shkodër për vitin 2012 do të jetë sipas tabelës bashkangjitur.
- Ngarkohet Drejtoria Burime Njerzore dhe Drejtoria e Financës dhe Buxhetit pranë K.Q.Shkodër për zbatimin e këtij vendimi
- Efektet financiare të vendimit fillojnë nga data 1 janar 2012.
- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E T A R I
Maxhid CUNGU