“Mbi miratimin e përdorimit të të ardhurave të planifikuara të vitit 2012 për Këshillin e Qarkut Shkodër”
Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 05.03.2012, pasi dëgjoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Financës & Buxhetit , “Mbi Miratimin e përdorimit të të ardhurave të planifikuara të vitit 2012 për Këshillin e Qarkut Shkodër” , dhe pasi e gjeti të bazuar në nenin 54 germa e, neni 55 të Ligjit nr. 8652 datë 31.07.2000, ” Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, nenin 6 te ligjit nr. 9936 datë 26.06.2008”Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, neni 44, pas dikutimit të anëtarëve :
V E N D O S I :
1.-Të Ardhurat e planifikuara që do të realizohen deri në fund të vitit 2012 për Këshillin e Qarkut Shkodër, të përdoren nga Adminstrata e Këshillit të Qarkut Shkoder si më poshtë:
I-Për “Shpenzimet Operative “ Art 602 të ardhurat do të përdoren për:
– Pagesë KRRT-je 400 mijë lekë
– Shperblimi i keshilltareve 7 930 mijë lekë
– Qeramarrje ambjenti 100 mijë lekë
Totali 8 430 mijë lekë
II– Për Shoqatën e të Verbërve të përdoren shumat ;
Gr.0 Tit.04980.Kap. 5 Art 6044002 shuma 400 mijë lekë e detajuar për:
-Shoqata e të verbërve Shkodër 200 mijë lekë
-Shoqata e të verbërve Pukë 100 mijë lekë
-Shoqata e të verbërve M.Madhe 100 mijë lekë
III- Për Shoqatën e Kryetarëve të Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë .
Gr.0 Tit.04980 Kap. 5 Art 6040002 shuma 250 mijë lekë.
IV- Për pagesat në Organizmat Ndërkombëtare, për vitin 2012 të përdoret shuma prej
70 mijë lekësh.
2.-Të Ardhurat e planifikuara që do të realizohen deri në fund të vitit 2012 për Këshillin e Qarkut Shkodër, të përdoren nga Nd/ja Rajonale e Rrugeve Rurale Shkodër si më poshtë:
I-Shpenzime Operative Art 602 në shumën prej 3 550 mijë lekë.
(sipas planit të miratuar për Art. 602)
3.-Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financës dhe Buxhetit,Drejtoria e Prokurimeve Publike dhe e Shërbimeve pranë Këshillit të Qarkut Shkodër .
4.-Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E T A R I
Maxhid CUNGU