Mbi Miratimin e Përqindjes së Shpërblimit Mujor të Anëtarëve të Kryesisë së Këshillit të Qarkut Shkodër për Vitin 2017
Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e datës 23/12/2016, pasi shqyrtoi materialin e përgatitur nga zyrtarët e administratës së Këshillit të Qarkut Shkodër “Mbi Miratimin e Përqindjes së Shpërblimit Mujor të Anëtarëve të Kryesisë së Këshillit të Qarkut Shkodër për Vitin 2017”, bazuar në: Ligjin Nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, përkatësisht në Nenin 77 gërma ç); Miratuar me 13 vota pro.
VENDOSI:
- Të miratojë shpërblimin mujor të Anëtarëve të Kryesisë së Këshillit të Qarkut Shkodër, për Vitin 2017, do të jetë 10 % e pagës së Kryetares së Këshillit të Qarkut Shkodër.
- Burimi financiar do jetë transferta e pakushtëzuar e vitit 2017, sipas buxhetit të detajuar të Vitit 2017.
- Për zbatimin e këtij Vendimi ngarkohet Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik.
- Ky vendim hyn në fuqi 10 dite pas miratimit të tij.
Miratuar në datën 23/12/2016
Shpallur në datën 30/12/2016
Sekretar i Këshillit K R Y E T A R I
Gjon MARKU Greta BARDELI