Për Strukturën Organizative të Administratës së Këshillit të Qarkut Shkodër
Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e Datës 23.12. 2016, pasi shqyrtoi materialin e përgatitur nga zyrtarët e administratës së Këshillit të Qarkut Shkodër “Për Strukturën Organizative të Administratës së Këshillit të Qarkut Shkodër”, bazuar në: Ligjin Nr.139/2015, Datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, përkatësisht në Nenin 8, pika 2) dhe Nenin 77, gërma ç); Ligjin Nr. 152/2013 ‘Për Nëpunësin Civil” (i ndryshuar); Ligjin Nr.7961, Datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë ” (i ndryshuar); Ligjin Nr. ____2016, ”Për buxhetin e Vitit 2017”; VKM-në Nr.165 Datë 02.03.2016 ”Për grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore për efekt page dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativ të njësive të vëtëqeverisjes vendore”; Vendimin Nr. 142, Datë 12.03.2014 “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në institucionet e administratës shtetërore dhe institucionet e pavarura”, pas diskutimit nga anëtarët,miratohet me 13 vota pro
VENDOSI:
1. Të miratojë Strukturën Organizative të Administratës së Këshillit të Qarkut Shkodër për Vitin 2017 me gjithsejt 13 (trembëdhjetë ) persona, 3 (tre) të zgjedhur dhe 10 (dhjetë ) personel administrativ.
2. Burimet financiare do jenë transferta e pakushtëzuar, sipas detajimit të Buxhetit të Vitit 2017.
3. Struktura e pagave për Administratën e Këshillit të Qarkut Shkodër për Vitin 2017, do të jetë sipas tabelës bashkangjitur.
4. Efektet financiare do të fillojnë nga Data 01.01.2017.
5. Ky vendim hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes së tij.
Miratuar në datën 23/12/2016
Shpallur në datën 30/12/2016
Sekretar i Këshilli Gjon MARKU
K R Y E T A R I Greta BARDELI
1) KRYETARJA
2) N/KRYETARI
3) SEKRETARI I QARKUT SHKODËR
4) Këshilltar për Marrëdheniet me Jashtë )
A. DREJTORIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK DHE STRATEGJIK
I- Sektori i Shërbimeve të Brëndshme, Prokurimeve dhe Projekteve
1. Përgjegjës Sektori
2. Specialist – Sektori i Hartimit të Projekteve
3. Specialist – Sektori i Transportit dhe i Shërbimeve të Brëndshme
4. Punonjës i Funksioneve mbështetëse dhe Operative
II- Sektori Juridik, i burimeve njerëzore, Informacionit zhvillimit Social e Territorial.
5. Përgjegjës Sektori
6. Specialist – Sektori i Planifikimit dhe Zhvillimit Territorial
7. Specialist – Sektori i Planifikimit dhe Zhvillimit Social
8. Specialist i Komunikimit dhe Informacionit (punonjës, sipas Kodit të punës)
13 PERSONA – 3 TË ZGJEDHUR / POLITIK &10 PERSONEL ADMINISTRATIV