V E N D I M
Nr 44 datë 15.11.2007
Për miratimin e propozimit për caktimin e kufirit të zonës informale të emërtuar Vau – Dejes 1, me sipërfaqe 44.45 ha, në Bashkinë Vau- Dejes.
VENDOSI:
1. Të miratojë propozimin për caktimin e kufirit të zonës informale të emërtuar Vau-Dejes 1, në Bashkinë Vau-Dejes, me sipërfaqe 44.45 ha, me 145 ndërtime pa leje, të vetëdeklaruara, sipas dokumentacionit tekniko-ligjor bashkëlidhur.
2. T’i propozojë KRRTRSH-së miratimin e kufirit të kësaj zonë vendbanimi si dhe depozitimin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-it në Tiranë, të këtij vendimi, së bashku me dokumentacionin tekniko-ligjor.
3. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Departamenti i Urbanistikës pranë Këshillit të Qarkut Shkodër, Bashkia Vau-Dejes, si dhe Zyra e ALUIZNI-it Shkodër.
4. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E T A R I
Gjovalin KOLOMBI