V E N D I M
Nr.43 Datë 24.09.2010
“Mbi miratimin e kerkese per propozim per perfitim pensioni te posaçem shteterore per z.Xhavit Lohja ”
Këshilli i Qarkut Shkodër , në mbledhjen e tij të datës 24.09.2010, nisur nga kerkesa e z.Xhavit Lohja dhe pasi dëgjoi materialin e paraqitur nga Sekretaria e Keshillit te Qarkut , bazuar në Ligjin Nr. 8652 datë 31.07.2000”Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ligjin nr.7703 dt.11.05.1993“Per sigurimet shoqerore ne R.SH”.neni 5 si dhe VKM nr.429 datë 12.09.2002 “Për kushtet e perfitimit, shumen dhe proceduren e dhenies se pensioneve te posaçem shteterore” , pas dikutimit nga anëtarët :
V E N D O S I :
1.Të miratojë kerkesen e z.Xhavit Lohja per propozim per perfitim pensioni te posaçem shteterore.
2. Per zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Burimeve Njerezore pranë Këshillit të
Qarkut Shkodër .
3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë .
Gjovalin KOLOMBI