VENDOSI:
1.Të miratojë këto kritere për dhënien e Titullit të Qarkut “Nderi i Qarkut ” dhe “Mirënjohja e Qarkut ” të cilët akordohen nga Këshilli i Qarkut Shkodër si më poshtë:
· kërkesën e shoqatës a të organizatës, këshillit të komunës /bashkisë e cila duhet të përmbajë: gjeneralitetet, emrin, atësinë, mbiemrin, datëlindjen, vendlindjen etj;
· vendimin e institucionit propozues(komunë/bashki), të shoqëruar me relacionin, i cili argumenton arsyet e propozimit ;
· personi i interesuar duhet të ketë marrë në vendbanimin e tij titull nderi më shumë se një herë ;
· certifikatën e gjendjes civile;
· kopjet e noterizuara të dokumenteve, që vërtetojnë meritat e veçanta të personit për të cilin bëhet propozimi, si titujt, medaljet, urdhrat etj;
2.Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet K.Q.Shkodër.