V E N D I M
Nr 40 datë 15.11.2007
Për miratimin e propozimit për caktimin e kufirit të zonës informale të emërtuar Dobrac 1, me sipërfaqe 125.06 ha, në Komunën Rrethina.
VENDOSI:
1. Të miratojë propozimin për caktimin e kufirit të zonës informale të emërtuar Dobrac 1, në Komunën Rrethina, me sipërfaqe 125.06 ha, me 335 ndërtime pa leje, të vetëdeklaruara, sipas dokumentacionit tekniko-ligjor bashkëlidhur.
2. T’i propozojë KRRTRSH-së miratimin e kufirit të kësaj zonë vendbanimi si dhe depozitimin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-it në Tiranë, të këtij vendimi, së bashku me dokumentacionin tekniko-ligjor.
3. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Departamenti i Urbanistikës pranë Këshillit të Qarkut Shkodër, Komuna Rrethina, si dhe Zyra e ALUIZNI-it Shkodër.
4. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E T A R I
Gjovalin KOLOMBI