VE N D I M Nr.38 Datë 24.09.2010
“Mbi miratim fondi për bashkëfinancim me Komunën Vig-Mnelë”
Këshilli i Qarkut Shkodër , në mbledhjen e tij të datës 24.09.2010, pasi dëgjoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Financës & Buxhetit , “Mbi miratim fondi për bashkëfinancim me Komunën Vig-Mnelë ”, bazuar në Ligjin Nr. 8652 datë 31.07.2000”Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, neni 54, Ligjin nr. 9936 datë 26.06.2008”Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”,neni 44, Udhëzimin nr.1 datë 21.01.2010 “Për zbatimin e Buxhetit të vitit 2010, kap 4, pas dikutimit nga anëtarët,
V E N D O S I : 1.-Të miratojë transferimin e fondeve në shumën 400 000 lekë, Komunës Vig-Mnelë, për bashkëfinancim për “Hapje dhe sistemim rruge në lagjen Kullaxhi” të Komunës Vig-Mnelë.
2.– Ky fond përbëhet nga diferenca e prokurimeve të Rilevimeve Topografike të vitit 2009 në; – Rilevim Topografik Bogë në shumën 80 000 lekë – Rilevim Topografik Fsh.Terbun Livadh-Kabash në shumën 320 000 lekë TOTALI 400 000 lekë 3.-Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financës dhe Buxhetit pranë Këshillit të Qarkut Shkodër . 4.-Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E T A R I
Gjovalin KOLOMBI |