V E N D I M
Nr.36 Date 24.09.2010
“Miratim i botimit të Planeve Strategjikë të Zhvillimit për komunat Hajmel dhe
Vig – Mnel”
Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e saj të datës 24.09.2010, pasi dëgjoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Programimit dhe Zhvillimit Rajonal, në përputhje me ligjin 8652, datë 31.07.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore”, në bazë të VKM 773, datë 14. 11. 2007, “Për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Zhvillimin Rajonal” pas dikutimit nga anëtarët,
V E N D O S I:
- Të miratojë botimin e Planeve Strategjikë të Zhvillimit për komunat Hajmel dhe
Vig – Mnelë .
- Të miratojë fondin në shumën 200 000 lekë për botimin e Planeve Strategjikë të Zhvillimit për komunat Hajmel dhe Vig – Mnelë .
- Shuma të përdoret nga fondi për ribotimin e Albumit”Vlerat tingelluese” i papërdorur
dhe marre me V.K.Q.SH. nr. 17 datë 15.02.2008.
- Ngarkohet Drejtoria e Programimit dhe e Zhvillimit Rajonal dhe Drejtoria e Financë dhe e Buxhetit për ndjekjen e ekzekutimit të këtij Vendimi.
- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E T A R I
GJOVALIN KOLOMBI