V E N D I M
Nr. 35 Datë 24.09.2010
“Mbi përcaktimin e numrit të automjeteve ne dispozicion të Këshillit
të Qarkut Shkodër. ”
Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 24.09.2010, pasi dëgjoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Financës dhe e Buxhetit si dhe Drejtoria e Shërbimeve, “Mbi përcaktimin e numrit të automjeteve ne dispozicion të Këshillit të Qarkut Shkodër”,bazuar nëLigjin nr.10160 datë 15.10.2009 “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nënpunësit civilë”, pas dikutimit nga anëtarët,
V E N D O S I :
1- Automjetet e poshtëshënuara në inventar të Këshillit të Qarkut Shkodër, vihen në dispozicion të Administratës së Këshillit të Qarkut :
Ø Automjeti tip AUDI me targa SH4224E.
Ø Automjeti tip BENZ me targa SH8081D.
2- Automjeti tip TOYOTA me targa TR4043I, dhënë në përdorim nga UNOPS-i për Këshillin e Qarkut sipas marrëveshjes së datës 28.07.2006, vihet në dispozicion të Administratës së Këshillit të Qarkut.
3- Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financës dhe e Buxhetit, Drejtoria e Burimeve Njerëzore pranë Këshillit të Qarkut Shkodër.
4- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E T A R I
GJOVALIN KOLOMBI