V E N D I M
Nr.34 Datë 24.09.2010
“ Mbi nxjerrje jashtë përdorimi të Aktiveve Qarkulluese dhe të Qëndrueshme të Trupëzuara të Këshillit të Qarkut Shkodër. ”
Këshilli i Qarkut Shkodër , në mbledhjen e tij të datës 24.09.2010, pasi dëgjoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Financës dhe e Buxhetit , “Mbi nxjerrje jashtë përdorimi të Aktiveve Qarkulluese dhe të Qëndrueshme të Trupëzuara të Këshillit të Qarkut Shkodër”, bazuar nëLigjin Nr. 8652 datë 31.07.2000 ”Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, neni 54, Ligjin nr. 6942 datë 25.12.1984 “Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale dhe monetare”, VKM nr.70 datë 11.03.1985 me ndryshimet e tij,Udhëzimin nr. 1151 datë16.7.2007, pas dikutimit nga anëtarët,
V E N D O S I :
1.– Të miratojë nxerrjen jashtë përdorimi të Aktiveve të Qëndrueshme të Trupëzuara të
Këshillit të Qarkut Shkodër si më poshtë:
· Art. 218 “Inventar ekonomik” në shumën 998 052 lekë
· Art. 214 “ Makineri e Paisje” në shumën 81 500 lekë.
2.- Të miratojë nxjerrjen jashtë përdorimi të Aktiveve Qarkulluese në shumën 545 731
lekë të Këshillit të Qarkut Shkodër.
3.- Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financës dhe e Buxhetit pranë Këshillit të
Qarkut Shkodër .
4.- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E T A R I
GJOVALIN KOLOMBI