V E N D I M
Nr.32 Datë 24.09.2010
Mbi miratim fondi për përballimin e shpenzimeve të ceremonisë për shpalljen
“Dëshmori i Atdheut” të ndjerit Aleksandër Filipaj.
Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 24.09.2010, pasi dëgjoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Financës dhe e Buxhetit, Mbi miratim fondi për përballimin e shpenzimeve të ceremonisë për shpalljen “Dëshmori i Atdheut” Aleksander Filipaj, bazuar në Ligjin Nr. 8652 datë 31.07.2000”Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, neni 54, VKM nr. 151 datë 25.04.2002 “Për satatusin Dëshmor i Atdheut” pika 2 , germa ç, Ligjin nr. 9936 datë 26.06.2008”Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”,neni 44, Udhëzimin nr.1 datë 21.01.2010 “Për zbatimin e Buxhetit të vitit 2010, kap 4, pas dikutimit nga anëtarët,
V E N D O S I :
1-Të miratojë fondin prej 145 540 lekësh për përballimin e shpenzimeve të ceremonisë së
shpalljes “Dëshmor i Atdheut” të ndjerit Aleksander Filipaj.
2– Ky fond do te përdoret nga Artikulli 606 nga buxheti i vitit 2010.
3.-Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financës dhe Buxhetit pranë Këshillit të
Qarkut Shkodër .
4.-Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E T A R I
GJOVALIN KOLOMBI