V E N D I M
Nr.30 datë 24.09.2010
“Mbi një ndryshim në strukturën e pagave të administratës së
Këshillit të Qarkut Shkodër për vitin 2010”
Këshilli i Qarkut Shkodër në mbledhjen tij te datës 24.09.2010, pasi shqyrtoi materialin e paraqitur nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, dhe pasi e gjeti atënëmbështetje me ligjin nr.8652 datë 30.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore”, ligjit nr.8549 datë 11.11.1999 “Për Statusin e nëpunësit civil”, ligjin 9936 date 26.06.2008 “Per menaxhimin e sistemit buxhet në R.SH.”, VKM nr.1619 date 02.07.2008 të ndryshuar me VKM nr.598 datë 27.04.2009 dhe VKM nr.693 datë 18.08.2010, si dhe bazuar në Udhëzimin nr.6 datë 19.12.2007 “Për disa ndryshime në Udhëzimin nr.1 datë 13.06.2000 të Këshillit të Ministrave për strukturën e renditjes së punëve në shërbimin civil, metodologjise perkatese dhe pershkrimit pergjithesues te rolit te sekretarit te pergjithshem ne kete sherbim”, pas diskutimit të anëtarëve,
V E N D O S I:
- Në tabelën e strukturës dhe pagave te administratës së Këshillit të Qarkut Shkodër të vitit 2010 të ndryshohet në Drejtorine e Urbanistikës – Inspektoriati Ndertimor Urbanistik, pozicioni nga inspektor specialist i mesëm në inspektor.
- Në zbatim të pikës 1/d dhe 1/e të VKM nr.693 datë 18.08.2010 të bëhen ndryshimet sipas tabelës bashkëngjitur, kolona 3 dhe 4.
- Shtesa pozicionit mbetet sipas VKM nr.598 datë 27.04.2009, si të gjithë punonjësit e tjerë.
- Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Burimeve Njerëzore si dhe Drejtoria e Financës dhe e Buxhetit.
- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryetari
Gjovalin KOLOMBI