Mbi  miratimin e përdorimit të fondit të emergjencave civile”.

  Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 05.03.2012, pasi dëgjoi materialin e paraqitur nga Grupi i Punes i ngritur per evidentimin e situatës së emergjencës,Mbi miratimin e përdorimit të fondit të emergjencave civile”, bazuar në Ligjin Nr. 8652 datë 31.07.2000”Për organizimin dhe funksionimin e  qeverisjes vendore”, neni 54, Ligjin nr. 9936 datë 26.06.2008 ”Për menaxhimin e sistemit  buxhetor në Republikën e Shqipërisë”,neni 44,shkresës nr. 87/5 datë 14.02.2012”Njoftim për transferim fondi” të ministrisë së Brëndshme si dhe Urdhërit nr.6 datë 20.02.2012 të Kryetarit të Këshillit të Qarkut Shkodër, pas dikutimit nga anëtarët,

 

V E N D O S I :

 

1.      Të miratojë  përdorimin e fondit prej 3500 mijë lekësh, për përballimin e situatës emergjente të krijuar nga rreshjet e dëbores së muajit shkurt 2012, sipas Relacioneve  dhe Preventivave të paraqitura  për nderhyrjet në akset rrugore rurale.

 

2.      Për zbatimin e këtij vendimi  ngarkohet Drejtoria e Financës dhe Buxhetitdhe Drejtoria e Prokurimeve pranë Këshillit të Qarkut  Shkoder .

 

3.      Ky vendim hyn  në fuqi menjëherë.

 

 


 K R Y E T A R I
Maxhid CUNGU