V E N D I M
Nr.29 Datë 24.09.2010
“Mbi disa ndryshime në buxhetin e vitit 2010”
Këshilli i Qarkut Shkodër , në mbledhjen e tij të datës 24.09.2010, pasi dëgjoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Financës & Buxhetit ,“Mbi disa ndryshime në buxhetin e vitit 2010”, bazuar në Ligjin Nr. 8652 datë 31.07.2000”Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, neni 54, Ligjin nr. 9936 datë 26.06.2008”Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”,neni 44,Udhëzimin nr.1 datë 21.01.2010 “Për zbatimin e Buxhetit të vitit 2010,kap 4, pas dikutimit nga anëtarët ,
V E N D O S I :
1.- Të miratojë ndryshimin në planin e përdorimit të të ardhurave të vitit 2010 për vlerën
1.000.000 lekë te planifikuar per blerje automjeti nga Nd/ja Rajonale Rrugeve Rurale Shkoder.
2.- Këto të ardhura do te përdoren për Këshillin e Qarkur Shkodër në;
Ø Shpenzime operative Art.602 në vlerën 774 460 lekë.
Ø Transferte te individët, Art. 606 në vlerën 145 540 lekë.
Ø Blerje kompjutera Art. 231 në vlerën 80 000 lekë.
Shuma gjithsej: 1 000 000 lekë.
3.- Nga diferenca e fondit të planifikuar për blerje telekamerash, shuma prej 40 000 lekë të
përdoret për blerje paisje komunikimi.
4.- Të bëhen ndryshimet në Regjistrat e Parashikimeve dhe të Prokurimeve Publike të Keshillit
të Qarkut Shkodër .
5.- Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financës dhe Buxhetit, Drejtoria e
Prokurimeve Publike pranë Këshillit të Qarkut Shkodër
6.- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E T A R I
GJOVALIN KOLOMBI
|