V E N D I M
Nr.28 Datë 24.09.2010
“ Mbi miratimin e Programit Buxhetor Afatmesëm 2011-2013 ”
Këshilli i Qarkut Shkodër , në mbledhjen e tij të datës 24.09.2010, pasi dëgjoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Financës dhe Buxhetit , mbi “Mbi miratimin e tavaneve Pergatitore të Programit Buxhetor Afatmesëm 2011-2013 ”, bazuar në Ligjin Nr. 8652 datë 31.07.2000, ” Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, në Ligjin nr. 9936 datë 26.06.2008 ”Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, Udhëzimin Nr.7/1 datë 22.02.2010 ”Për përgatitjen e Buxhetit Vendor”, pika Ç, pas dikutimit nga anëtarët:
V E N D O S I :
1.Të miratojë Programin Buxhetor Afatmesëm 2011-2013 për çdo program për Këshillin e Qarkut Shkodër sipas pasqyrave bashkangjitur.
2.-Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financës & Buxhetit , pranë Këshillit të Qarkut Shkodër.
3.-Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E T A R I
Gjovalin KOLOMBI