VENDOSI:

1.    Të miratoje Titujt e Qarkut të cilët do t’ë akordohen nga Këshilli i Qarkut Shkodër si  më poshtë:

                    a.Titulli “Nderi i Qarkut”                   
                    
b.Titulli “Mirënjohja e Qarkut”.
 

Titulli “Nderi i Qarkut” u jepet personaliteteve të huaja apo shqiptare të cilët kanë dhënë kontributin e tyre shumëvjecar dhe kanë lënë gjurmë në fusha të ndryshme të jetës për të mirën  dhe në interesin e zhvillimit të Qarkut tonë.  

Titulli “Mirënjohja e Qarkut do t’u jepet personaliteteve të huaja apo shqiptare të cilët me punën dhe veprën e tyre nderojnë Qarkun tonë brenda  dhe jashtë vendit. Ky titull u jepet punonjësve të fushave të ndryshme të shkencës, artit, sportit, drejtimit, prodhimit etj, për punë të shquara. Ky titull do të jepet në raste festash zyrtare dhe ngjarjesh historike.

 

Titujt që do të akordohen nga K.Q.Shkodër do të shoqërohen me certifikatë.

 

Kërkesat për dhënie titulli do të shqyrtohen në Komisionet e K.Q.Shkodër.

 

Vendimi nr.13 datë 21.03.2005 i K.Q.Shkodër ”Mbi përcaktimin e Titujve të nderit për Qarkun Shkodër” shfuqizohet.

 

 Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet K.Q.Shkodër.

 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.