VENDIM
Nr. 2 date27.01. 2010
Miratim i mandatit të anëtarit të Këshillit të Qarkut Shkodër dhe Zgjedhja e anëtarit të kryesisë së Këshillit të Qarkut Shkodër
V E N D O S I:
1. Të miratojë si këshilltar pranë Këshillit të Qarkut z.Alfred Zef Qafa si përfaqësues të Bashkisë Fushë-Arrëz, njekohesisht dhe antar i Kryesisë së Këshillit të Qarkut Shkodër.
2. Mandati si këshilltar i Këshillit të Qarkut Shkodër për z.Alfred Zef Qafa fillon me shprehjen pozitivisht të prefektit të Qarkut Shkodër për këtë vendim.
3. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Qarkut Shkodër si dhe drejtoria ekonomi-financë pranë Këshillit të Qarkut Shkodër.
4. Marrdhëniet financiare do të fillojnë me shprehjen pozitivisht të prefektit të Qarkut Shkodër për këtë vendim.
5. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Gjovalin KOLOMBI