Mbi  miratimin e përdorimit të fondit rezerve për emergjencë nga rreshjet e dëborës”.

  Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 05.03.2012, pasi dëgjoi materialin e paraqitur nga Grupi i Punes i ngritur per evidentimin e situatës së emergjencës,Mbi miratimin e përdorimit të fondit rezerve për emergjencë nga rreshjet e dëborës”, bazuar në Ligjin Nr. 8652 datë 31.07.2000”Për organizimin dhe funksionimin e  qeverisjes vendore”, neni 54, Ligjin nr. 9936 datë 26.06.2008 ”Për menaxhimin e sistemit  buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, pas dikutimit nga anëtarët,

 V E N D O S I :

 1.      Të miratojë  përdorimin e Fondit Rezervë të Këshiilit të Qarkut Shkodër në shumën  prej 1000 mijë lekësh, për përballimin e situatës emergjente të krijuar nga rreshjet e dëbores së muajit shkurt 2012, sipas Relacioneve  dhe Preventivave të paraqitura  për nderhyrjet në akset rrugore rurale.

 

2.      Ky fond të perdoret nga Fondi Rezervë i trashëguar nga viti 2011.

 

3.      Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financës dhe Buxhetitdhe Drejtoria e Prokurimeve pranë Këshillit të Qarkut  Shkoder .

 

4.      Ky vendim hyn  në fuqi menjëherë.

 

K R Y E T A R I

Maxhid CUNGU