“ Për miratimin e Marrëveshjes me Rajonin e Emilia Romagna/s Itali, në kuadër të Programit Seenet”

 

Këshilli i Qarkut Shkodër, i mbledhur sot me datën 05.03.2012, pasi mori në shqyrtim materialin e paraqituar nga administrata për miratimin e marrëveshjes me rajonin e Emilia Romagna/s Itali, në kuadër të Programit Seenet, për realizimin e bashkëpunimit në decentralizimin institucional për politikat rajonale, sociale të formimit dhe të punësimit, bazuar në ligjin nr. 8652, datë 07/07/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” neni 54, neni 55, si dhe në Planin Kombëtar të Qeverisë për Aksionin e Punësimit të të Rinjve (2010-2013), pas diskutimit nga anëtarët:

V E N D OS I:

1.      Të miratojë “Marrëveshjen me rajonin e Emilia Romagna/s Itali në kuadër të Programit Seenet”.

2.      Të miratojë përdorimin e fondit të akorduar nga Programi Seenet sipas buxhetit.

3.      Të autorizojë kryetarin e Këshillit të Qarkut të kryeje të gjitha efektet për realizimin e marrëveshjes.

4.      Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Administrata e Këshillit të Qarkut.

5.      Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 K R Y E T A R I

Maxhid CUNGU