Nr.16 datë 27.05. 2009
“ Mbi miratimin e fondit për projektet e financuara nga GTZ”
V E N D O S I :
1.Të miratojë dhe të transferojë fondin prej 1.000.000 lekë, për projektin ” Për brigje të pastra dhe mjedis të shëndetshëm”, pranë Komunës Dajç.
2. Të miratojë dhe të transferojë fondin prej 1.117.500 lekë, për projektin ” Promovimi i turizmit nëpërmjet nxitjes së punësimit në zonën e Postribës”, pranë Komunës Postribë.
3. Të miratojë dhe të transferojë fondin prej 1.212.000 lekë, për projektin” Zhvillimi ekonomik për prodhuesit lokal artizan dhe promovimi i produkteve të artizanatit vendor dhe produkteve ushqimore lokale me synim tregun e turizmit”, pranë Bashkisë Shkodër.
4. Për zbatimin e këtij Vendimi, ngarkohet Drejtoria e Financës dhe Buxhetit, Drejtoria e Programim Zhvillimit pranë Keshillit të Qarkut Shkodër.
5. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E T A R I
Gjovalin KOLOMBI